CAS rrëzon kërkesën e FSS-së për mosnjohjen e Federatës Kosovare të Futbollit nga UEFA

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) ka hedhur poshtë ankesën e Shoqatës Serbe të Futbollit (FSS) kundër Bashkimit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA)...

CAS rrëzon kërkesën e FSS-së për mosnjohjen e Federatës Kosovare të Futbollit nga UEFA

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) ka hedhur poshtë ankesën e Shoqatës Serbe të Futbollit (FSS) kundër Bashkimit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA).

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka konsideruar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit të UEFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Federate Serbe Futbollit provoi përmes CAS-it anulimin e rezolutës së miratuar në Kongresin e UEFA-s, mbajtur në Budapest më 3 maj 2016, gjatë të cilit FFK-ja është pranuar si shoqatë e 55-të anëtare e UEFA-s.

Pak pasi u pranua në UEFA, Federata e Futbollit të Kosovës u përfshi edhe në mesin e anëtarëve të FIFA-s duke fituar kështu të drejtën për të marrë pjesë në paraeliminatoret për Botërorin 2018.



Lajme të ngjashme