Gjykata e Lartë greke shtyn gjyqin për puçistët e 15 korrikut

Arios Pagos (Gjykata e Lartë greke) ka shtyrë për në 26 janar seancën e shqiptimit të aktgjykimit për ekstradimin 8 puçistëve të arratisur në Greqi pas pjesëmarrjes në tentativën e dështuar për grusht shteti në 15 korrik.

657471
Gjykata e Lartë greke shtyn gjyqin për puçistët e 15 korrikut

Gjykata e Lartë greke (Arios Pagos) shtyu për në 26 janar shqiptimin e vendimit për ekstradimin 8 puçistëve që ishin arratisur në Greqi pas pjesëmarrjes në tentativën e Organizatës Terroriste Fetullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) për grusht shteti në 15 korrik të vitit të kaluar.

Puçistët në gjykatë u sollën në mëngjes pa pranga në duar dhe të shoqëruar nga policia.  

Tre trupe të ndryshme gjykuese hynë veç e veç në sallën ku zhvillohej gjyqi dhe njoftuan shtyrjen për në 26 janar të seancës së shqiptimit të aktgjykimit, duke deklaruar se "konsultimet për këtë dosje vazhdojnë dhe nuk ishin ende gati për të shpallur vendimin".

Në tre seanca të ndara gjyqësore që u mbajtën dy javë më parë, prokurorët kishin kërkuar që puçistët të mos ekstradoheshin në Turqi, për shkak të dyshimeve të tyre në lidhje me një proces jo të drejtë gjykimi dhe për shkak të shqetësimeve mbi keqtrajtimin e puçistëve.

Pas tentativës së grushtit të shtetit, 8 puçistë pjesëmarrës në këtë tentativë ishin arratisur në Greqi me një helikopter ushtarak. Turqia kishte kërkuar ekstradimin e tyre. Rasti i puçistëve ishte shqyrtuar veçmas nga gjykata greke e shkallës së parë. Së fundmi gjykata e apelit në Athinë, pas tre seancave të ndara, për tre puçistë kishte vendosur për ekstradimin e tyre në Turqi, ndërsa kishte refuzuar kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e 5 puçistëve të tjerë. 

Antonis Liogas, Kryeprokurori i Gjykatës greke të Apelit, apeloi në Gjykatën e Lartë dosjet e puçistëve, të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për ekstradim. Në Gjykatën e Lartë greke ishin ankuar edhe 3 puçistët e tjerë, për të cilët Gjykata e Apelit kishte vendosur ekstradimin në Turqi. 

Vendimi i Gjykatës së Lartë greke do të jetë vendimi përfundimtar në lidhje me procesin e ekstradimit të puçistëve.



Lajme të ngjashme