Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ashton: Dialogu, mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton në takimin që pati të martën në Prishtinë me Kryeministrin Isa Mustafa tha se dialogu është mënyra më e mirë e normalizimit të marrëdhënieve.

Ashton: Dialogu, mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton, vlerësoi të martën në Prishtinë arritjet e Kosovës gjatë kësaj periudhe.

Në takimin e zhvilluar me Kryemininstrin Isa Mustafa, Ashton duke çmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike, theksoi edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut si mënyra më e mirë e normalizimit të relacioneve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë.

Sipas njoftimit për shtyp të kryeministrisë kosovare, Mustafa vlerësoi përkushtimin e Baroneshës Ashton gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Duke e njohur me zhvillimet e fundit në këtë proces, Mustafa theksoi se “Republika e Kosovës është e vendosur për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet në rajon. Përkundër zvarritjeve dhe provokimeve të shkaktuara nga pala serbe, Kosova edhe gjatë procesit të dialogut në Bruksel, po dëshmon se është model rajonal dhe më gjerë i përkushtimit për dialog, për paqe dhe stabilitet”.17.1.2017_-_ZKM-Ashton_(1)

Mustafa foli për zhvillimet e fundit, duke e njohur me punën që po bëhet në fuqizimin e shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje edhe për përkrahjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar besimin e plotë se Londra do të vazhdojë mbështetjen për shtetin e Kosovës, e cila tashmë është konfirmuar edhe nga Sekretari Boris Johnson.

Ai shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve për kontributin që Baronesha Ashton ka dhënë për Kosovën gjatë mandatit të saj si përfaqësuese e lartë e BE-së.

EH_AshtonBaronesha Ashton u prit në takim edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai e falënderoi Ashton për kontributin në procesin e integrimit evropian të Kosovës, ndërsa konfirmoi se Kosova është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor.

Në takim, Hoxhaj foli për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e acaruara me Serbinë. Hoxhaj tha se Serbia ka intensifikuar provokimet dhe qasjen agresive ndaj Kosovës. Ai deklaroi se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj.

 “Serbia ka nisur gamë të gjerë dhe intensive të provokimeve dhe një politikë agresive kundër Kosovës. Një sjellje e tillë është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për paqen në tërë rajonin. Por, pavarësisht se çfarë kërcënime do të vijnë nga Serbia, Kosova do t’u përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, deklaroi ministri Hoxhaj.



Lajme të ngjashme