Kosovë - Treni që shkaktoi tensionime mes Kosovës dhe Serbisë kthehet në Beograd

Pas nisjes së trenit nga Beogradi për herë të parë pas 17 vitesh për në pjesën veriore të Kosovës ku me shumicë jetojnë serbët, njësitë speciale të policisë së Kosovës u dislokuan në kufirin Kosovë-Serbi.

Kosovë - Treni që shkaktoi tensionime mes Kosovës dhe Serbisë kthehet në Beograd

Treni në linjën Beograd- pjesa veriore e Mitrovicës, ku me shumicë jetojnë serbët e Kosovës, i cili ishte nisur me qëllim të promovimit të kësaj linje të planifikuar, është kthyer prapa pasi që nuk kishte lejen e nevojshme nga Kosova.

Pas nisjes së trenit nga Beogradi për herë të parë pas 17 vitesh për në pjesën veriore të Kosovës ku me shumicë jetojnë serbët, njësitë speciale të policisë së Kosovës u dislokuan në kufirin Kosovë-Serbi.

Me qëllim të ndalimit të hyrjes së trenit në territoret e Kosovës me arsyetim se është duke bërë linjë ilegale, policia e Kosovës u vendos në hekurudhë dhe rrethinë.

Ndërkohë është bërë një lajmërim se mbi hekurudha janë vendosur minat nga ana e një grupi të paidentifikuar.

Pas kësaj treni është ndaluar në stacionin e qytezës Rashkë në afërsi të kufirit Serbi-Kosovë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për shtyp të realizuar në Beograd në lidhje me rastin deklaroi se ka urdhëruar që treni të kthehet në Beograd me qëllim të parandalimit të ndonjë përleshjeje të mundshme.

Vuçiq tha se qeveria e Prishtinës me dislokimin e njësive policore tregoi se ka për qëllim ta çoj Ballkanin sërish në konflikt.

Pas deklaratës së Vuçiqit treni, i cili shkaktoi tensionime mes dy vendeve, u kthye në Beograd.

Ndërkohë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar me tërheqjen nga zona e kufirit.



Lajme të ngjashme