Meta: Drejtësia franceze të çlirojë Haradinajn nga akuzat e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mirëpriti vendimin e ditës së enjte të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj...

Meta: Drejtësia franceze të çlirojë Haradinajn nga akuzat e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mirëpriti vendimin e ditës së enjte të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në vijim të reagimit të tij, Ilir Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e çliruar kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra, që vijnë nga Serbia.

Ramush Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur në Kosovë.

"AAK-ja dhe simpatizantët e saj, të gjithë dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte, janë në pritje të kthimit të tij në vend, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë", thuhet në reagimin e kryeparlamentarit të Shqipërisë.



Lajme të ngjashme