Shqipëri – Moti i keq, anulohen disa fluturime në Aeroportin e Rinasit

Reshjet e dëborës dhe moti i keq me temperatura të ulëta në kryeqytetin e Shqipërisë ka sjellë edhe anulimin e disa fluturimeve ditën e enjte, si në vajtje, ashtu edhe në ardhje, në Aeroportin e Rinasit...

Shqipëri – Moti i keq, anulohen disa fluturime në Aeroportin e Rinasit

Reshjet e dëborës dhe moti i keq me temperatura të ulëta në kryeqytetin e Shqipërisë ka sjellë edhe anulimin e disa fluturimeve ditën e enjte, si në vajtje, ashtu edhe në ardhje, në Aeroportin e Rinasit.

Në uebfaqen e Aeroportit “Nënë Tereza”, Tiranë, njoftohet anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Berograd dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë, i programuar për në orën 05:40.

Gjithashtu njoftohet anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35.



Lajme të ngjashme