Greqi - Gjykimi i puçistëve do të zhvillohet më 10 janar

Gjkata greke kishte vendosur për ekstradimin e 3 prej 8 puçistëve të ikur në Greqi.

Greqi - Gjykimi i puçistëve do të zhvillohet më 10 janar

8 puçistët e ikur në Greqi me helikopter ushtarak pas tentativës për grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO më 15 korrik të vitit të kaluar do të paraqiten para gjykatës më 10 janar.

Pas tre seancave të ndara gjyqësore në lidhje me ekstradimin në Turqi të zhvilluara në gjykatën e apelit në Athinë, është miratuar kërkesa për ekstradimin e 3 ushtarakëve, ndërsa u refuzua kërkesa për ekstradimin e 5 të tjerëve.

Ndërkohë që Kryeprokurori i gjykatës greke të apelit, Antonis Liogas apeloi pranë Gjykatës së Lartë në lidhje me refuzimin e kërkesës për ekstradimin e puçistëve edhe 3 puçistët për të cilët është vendosur ekstradimi në Turqi apeluan pranë kësaj gjykate.



Lajme të ngjashme