Rumani – Sorin Grindeanu dekretohet në postin e kryeministrit

Kreu i shtetit të Rumanisë, Klaus Iohannis, firmosi sot dekretin që cakton Sorin Grindeanun në postin e kryeministrit...

Rumani – Sorin Grindeanu dekretohet në postin e kryeministrit

Kreu i shtetit të Rumanisë, Klaus Iohannis, firmosi sot dekretin që cakton Sorin Grindeanun në postin e kryeministrit.

"Presidenti Iohannis nënshkroi të premten, më 30 dhjetor, dekretin për caktimin e Sorin Mihai Grindeanu në postin e kryeministrit, i cili duhet të marrë më pas pëlqimin e Parlamentit për programin e qeverinë e re, sipas nenit 103, paragrafi 2 të Kushtetutës së Rumanisë", njoftoi zyra e shtypit të Presidencës rumune.

Sorin Grindeanu u propozua të mërkurën nga Partia Socialdemokrate e Rumanisë (PSD) dhe Aleanca Lideraldemokrate (ALDE) për postin e shefit të qeverisë.

Të enjten, kreu i shtetit realizoi një takim me Grindeanun.



Lajme të ngjashme