Ambasada amerikane në Bosnjë nuk i jep vizë liderit serb Milorad Dodik

Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) ka refuzuar nxjerrjen e vizës për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS) në BeH, Milorad Dodik.

Ambasada amerikane në Bosnjë nuk i jep vizë liderit serb Milorad Dodik

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS) në BeH, Milorad Dodik deklaroi të hënën për “RTRS” se ambasada amerikane në BeH ka refuzuar kërkesën e tij për vizë diplomatike, me të cilën ai do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, me arsyetimin se në këtë vend nuk udhëton si përfaqësues i BeH-së.

Ai gjatë emisionit televiziv tregoi ftesën për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan. “Përse vlen atëherë pasaporta diplomatike e BeH-së?”, pyeti Dodik. Ai theksoi se nuk përjashton mundësinë për heqjen dorë të saj, duke shtuar se ekziston mundësia që vitet në vijim të udhëtojë me pasaportë të Serbisë.

Dodik tha se kishte marrë ftesë për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri ga njerëzit që kanë qenë në shtabin zgjedhor të Trump e që janë në ekipin, i cili planifikon tranzicionin e pushtetit. Po ashtu ai theksoi se akreditimet e prisnin atë në Uashington.

 



Lajme të ngjashme