Bushati: Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e ambasadorit rus në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka dhënë një mesazh pas ngjarjes tragjike mbrëmjen e të hënës në Ankara, ku u vra ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov...

Bushati: Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e ambasadorit rus në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka dhënë një mesazh pas ngjarjes tragjike mbrëmjen e të hënës në Ankara, ku u vra ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov.

Shefi i diplomacisë shqiptare dënon me forcë vrasjen e urryer të ambasadorit të Federatës Ruse në Ankara.

“Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Ngushëllime Ministrisë së Jashtme ruse dhe ministrit Lavrov”, shkruan ministri Bushati.

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, u nda nga jeta të hënën pas një sulmi të armatosur në Ankara. Karlov u dërgua menjëherë në spital, ku dhe vdiq më pas për shkak të plagëve të rënda.



Lajme të ngjashme