Të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë solidarizohen me popullin e Halepit

Sipas Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli (AA) qytetarë të shumtë të Shkupit u mblodhën për të shprehur solidarizimin e tyre me banorët e Halepit të bllokuar në lindje të qytetit.

Të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë solidarizohen me popullin e Halepit

Në organizimin e Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë të Maqedonisë, me sloganin “Aleppo – Turpi i njerëzimit” qindra qytetarë u tubuan para xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për t’u solidarizuar me gjendjen e mjerueshme të popullin sirian në qytetin e Halepit.

Anëtarët e Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë thonë se Halepi është duke u masakruar dhe ai qytet i lashtë antik është duke u shkatërruar, ndërsa nga ana tjetër bota hesht dhe qëndron duarkryq.

Ata theksojnë se tani është momenti që bota të ndihmojë Halepin dhe të tregojë solidaritet me popullin sirian.

“Halepi është duke u masakruar dhe gjendja në atë qytet të shenjtë është katastrofale. Vetëm brenda 20 ditëve të fundit 900 persona të pafajshëm kanë humbur jetën, prej të cilëve dhjetëra fëmijë të pafajshëm, spitale të bombarduara“, tha se Berna Vata nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë.

“Kjo që jemi tubuar sot këtu është një gjë shumë e bukur, pasi që tregojmë idetë dhe kulturën tonë. Ne jemi këtu t’i tregojmë publikut ngjarjet që ndodhin në Halep dhe bashkërisht do t’i tregojmë botës se edhe ne jemi me Halepin”, u shpreh Ebri Zendeli nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë.

Në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”, organizatorët vendosën fotografi në të cilat shpjegoheshin vështirësitë e popullin sirian, ndërkohë u lexuan edhe lutje, si dhe u fal namazi i xhenazes në mungesë për civilët e pafajshëm sirianë që humbin jetën si pasojë e bombardimeve.

Ndërkohë, në qytetin e Halepit populli përpiqet të evakuohet, mirëpo kohë pas kohe sulmohen nga grupe terroriste, mbështetës të regjimit të Beshar Esadit në Siri.



Lajme të ngjashme