Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mos harroni provimin e turqishtes, 14 janar 2017

Provimi për Mbrojtjen e Turqishtes (Türkçe Yeterlilik Sınavı-TYS) do të mbahet më datë 14 janar 2017 në të gjitha vendet, ku ka qendra kulturore turke “Junus Emre”.

Mos harroni provimin e turqishtes, 14 janar 2017

Provimi për Mbrojtjen e Turqishtes (Türkçe Yeterlilik Sınavı-TYS), që organizohet jashtë Turqisë nga Fondacioni “Junus Emre”, do të mbahet më datë 14 janar 2017.

Në këtë provim mund të hyjnë ata që e mësojnë turqishten si gjuhë të huaj, studentët që presin të studiojnë në universitetet turke dhe që u duhet të dokumentojnë njohurinë mbi gjuhën turke, kandidatët për mësues, të cilët dëshirojnë të mësojnë turqisht në institucione të ndryshme jashtë vendit, përkthyesit që duan të dokumentojnë aftësitë e gjuhës turke, me pak fjalë, kushdo që dëshiron të masë aftësitë në gjuhën turke.

Provimi i Certifikimit të Turqishtes është një test që mat dhe dokumenton aftësitë tuaja në gjuhën turke.

I përgatitur në standardet ndërkombëtare Provimi i Certifikimit të Turqishtes zhvillohet në dy sesione. Në sesionin e parë kandidatët u përgjigjen pyetjeve të “Leximit, Dëgjimit dhe Shkrimit”; ndërsa në sesionin e dytë u përgjigjen pyetjeve të “bisedimit dhe bashkëbisedimit”.

Për kandidatët e suksesshëm do të lëshohen certifikata të njohjes së gjuhës turke në nivelet, B2, CI dhe C2.

Nëse ju jeni të suksesshëm në këtë provim, ju mund të mos jeni të detyruar të ndiqni vitin përgatitor (për mësimin e gjuhës turke), në rast se keni fituar të drejtën për të vazhduar studimet në një nga universitetet e Turqisë.

Gjithashtu Certifikata e Turqishtes kërkohet edhe nga shtetasit e huaj që duan të punojnë si shoqërues apo përkthyes të gjuhës turke.

Që nga viti 2013 e këtej Provimi i Certifikimit të Turqishtes zhvillohet tri herë në vit, më konkretisht në muajt janar, maj dhe shtator dhe në përshtatje me Dokumentin Kornizë të Përbashkët për mësimdhënien e gjuhëve evropiane. Provimi zhvillohet njëkohësisht në të gjitha vendet, ku ndodhen Qendrat Kulturore “Junus Emre” si dhe në Turqi.

Ky është një provim i njohur në nivel ndërkombëtar, që synon të masë të gjitha aftësitë themelore gjuhësore të individëve (në leximin, dëgjimin, shkrimin dhe të folurin e gjuhës turke).

Provime të tilla jo vetëm që rrisin interesimin e studentëve të huaj ndaj Turqisë, por bartin rëndësi edhe në aspektin e lehtësirave gjatë aplikimeve të këtyre studentëve për punë dhe karrierë akademike dhe për vlerësimin e tyre në një plan më të shëndoshë.   

Për më tepër informacion për Provimin e Certifikimit të Turqishtes (TYS) mund të vizitoni adresën www.turkcesinavi.com



Lajme të ngjashme