Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto në takimin që pati në Prishtinë me Kryeministrin, Isa Mustafa ofroi mbështetjen pa-rezervë të vendit të tij për proceset e mëtejme zhvillimore si dhe eurointegruese të Kosovës.

Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet aktuale në vend, për agjendën e reformave, si dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Mustafa u shpreh se “Hungaria në vazhdimësi ka qenë një ndër mbështetësit e fuqishëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj dhe ne presim vazhdimin e kësaj përkrahje shumë të rëndësishme për proceset aktuale”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, pasi vlerësoi lartë progresin e arritur nga Kosova në shumë fusha, ofroi përkrahjen e pa-rezervë të Hungarisë për proceset e mëtejme zhvillimore si dhe eurointegruese të Kosovës, si dhe shprehu vullnetin e Hungarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe theksoi mbështetjen e mëtejme të Hungarisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për procese të veçanta të zhvillimeve në Kosovë, rajon dhe më gjerë, për bashkëpunimin ekonomik, financiar dhe të investimeve, për përkrahjen e Hungarisë në fushën e arsimit përmes bursave për studentë si dhe në fushën e sportit përmes përkrahjes për ndërtimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjes direkte për sportistët dhe fusha të tjera.



Lajme të ngjashme