Ministrat e Jashtëm të BE-së dakord me rekomandimin e KE-së për Shqipërinë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të martën me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë...

Ministrat e Jashtëm të BE-së dakord me rekomandimin e KE-së për Shqipërinë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të martën me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në një tekst të zbuluar nga burime mediatike evropiane.

Ajo çfarë është për t’u theksuar lidhet me hapësirën që i lihet Komisionit për të mos pritur kalendarin për zgjerimin, por që të mund t’i drejtohet vendeve anëtare më parë, nëse vëren përparim.

“Këshilli fton Komisionin të raportojë mbi Shqipërinë, përveç paketës së zgjerimit, ndërkohë që do të rimarrë në shqyrtim Shqipërinë kur të jetë kryer progresi i mjaftueshëm”, thekson teksti në fjalë.

Vendet anëtarëve kërkojnë nga Shqipëria që ajo të shënojë progres me 5 përparsitë kyçe.

“Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioriteteve kyçe duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave”, nënvizohet në këtë tekst.



Lajme të ngjashme