Koment - Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të dyja palët pretendojnë fitoren

Skena politike e Maqedonisë prej vitit 2014 e këtej është shkaktare e çrregullimeve serioze në vend.

Koment - Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të dyja palët pretendojnë fitoren

Më 11 dhjetor ditën e diel populli i Maqedonisë doli në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilësuara si jetike për vendin, ku garuan 11 parti politike dhe koalicione. Me anë të këtyre zgjedhjeve, të cilat u monitoruan nga afër edhe nga ana e Bashkimit Evropian, pritet që të marr fund kriza politike në vend. Megjithatë në natën e zgjedhjeve Shkupi kryeqyteti i Maqedonisë u bë skenë e kremtimeve të fitores edhe të partisë në pushtet edhe të atyre opozitare. Sipas rezultateve të publikuara nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë, mes pushtetit dhe partisë opozitare ka vetëm një diferencë të vogël në numrin e votave. Partia në pushtet VMRO-DPMNE e udhëhequr nga ana e Nikola Gruevski mori 38,06% të votave, ndërsa partia opozitare Unioni i Social-Demokratëve të Maqedonisë (SDSM) mori 36.69% të votave dhe kjo do të thotë se procesi i formimit të qeverisë së re do të jetë mjaftë i vështirë.  

Skena politike e Maqedonisë prej vitit 2014 e këtej është shkaktare e çrregullimeve serioze në vend. Partia opozitare e Unionit të Social-Demokratëve të Maqedonisë për një kohë të gjatë akuzon qeverinë me pretendime për mashtrime në zgjedhje dhe korrupsion. Pasi që akuzat e kësaj partie nuk u morën seriozisht ajo nga mesi i vitit 2014 filloi me bojkotimin e punimeve të parlamentit të Maqedonisë. Me publikimin e disa regjistrave audio në mënyrë sekrete nga ana e opozitës, akuzat ndaj qeverisë arritën kulmin. Regjistrat në fjalë në rendin e ditës të Maqedonisë sollën pretendimet mbi përgjimin e jashtëligjshëm të qytetarëve, ndërhyrjen ndaj medias, gjyqësorit dhe biznesmenëve, shkeljet gjatë zgjedhjeve, arrestimeve me qëllime politike, emërimin e personave besnik ndaj partisë në pushtet në institucionet publike dhe të ngjashme. Pas kësaj në mbarë vendin u organizuan protesta të përgjithshme anti-qeveritare.

Partia VMRO-DPMNE, e cila ndodhet në pushtet prej vitit 2006 e këtej, refuzoi të gjitha akuzat e bëra ndaj saj. Ajo mbrojti qëndrimin se regjistrat në fjalë janë përgatitur nga ana e shërbimeve sekrete të huaja për të destabilizuar vendin. Megjithatë Kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë, Nikola Gruevski u pajtua që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmjetësojnë në zgjidhjen e krizës së thelluar politike në vend.

Me anë të marrëveshjes së arritur në korrik 2015, Gruevski më 15 janar 2016 pranoi të jap dorëheqje nga detyra dhe që në zgjedhje të parakohshme të shkohet me një qeveri të përkohshme. Ndërkaq edhe paketa e reformave e përgatitur nga ana e Komisioni Evropian dhe e paraqitur qeverisë së Gruevskit, e cila synon vendosjen e sundimit të ligjit, ndarjen e administrimit publik nga politika, kryerjen e reformave të zgjedhjeve dhe e lirisë së shprehjes, u bë pjesë e marrëveshjes së arritur.

Gruevski duke iu përmbajtur marrëveshjes së arritur në kohën e caktuar dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit. Ndërkaq në vend u formua një qeveri e përkohshme me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, e cila mbeti në detyrë deri në zgjedhjet e parakohshme. Megjithatë Unioni i Social-Demokratëve të Maqedonisë vazhdoi me qëndrimin e saj negativ me arsyetim se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes së arritur në vitin 2015. Për këtë arsye data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme është shtyrë dy herë. Opozita posaçërisht insistoi në kontrollimin e listave zgjedhore dhe bërjen e reformave në lidhje me pavarësinë e medias.

Më në fund të dielën që lamë pas në Maqedoni u vendosën kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme. Sondazhet publike tregonin se Unioni i Social-Demokratëve të Maqedonisë është në epërsi në krahasim me Partinë VMRO-DPMNE, e cila ishte konsumuar mjaftë. Megjithatë ishte shumë vështirë për të parashikuar se partitë kryesore në pushtet dhe ajo opozitare do të marrin pothuajse numrin e barabartë të karrigeve në parlament. Kështu që rezultat e zgjedhjeve tregojnë se edhe partia në pushtet edhe ajo opozitare do të mund të sigurojnë shumicën e nevojshme në parlamentin e Maqedonisë me 120 karrige.

Ndërkaq dy faktorë themelorë do të përcaktojnë se kush do ta formoj qeverinë e re të Maqedonisë. E para fatin e qeverisë së re do ta përcaktojnë shqiptarët e Maqedonisë. Pesë partitë shqiptare të cilat garuan për votat e zgjedhësve shqiptarë në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura ditën e diel morën 17,81% të votave të përgjithshme. Në mesin e tyre Unioni Demokratik për Integrim mori 7,3% të votave dhe kështu u radhit në vendin e tretë në vend. Posaçërisht përkrahja e Unionit Demokratik për Integrim do të jetë përcaktues i fatit të qeverisë së re. Kështu që sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e nënshkruar në vitin 2001 dhe e cila i dha fund luftës në Maqedoni, asnjë qeveri në Maqedoni nuk mund të formohet pa pjesëmarrjen e ndonjë partie politike shqiptare.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është faktori i dytë i rëndësishëm, i cili do të përcaktoj formimin e qeverisë së re. Edhe Uashingtoni edhe Brukseli në të kaluarën kanë bërë kritika të ndryshme kundër udhëheqjes së Gruevskit. Nëse BE-ja dhe ShBA-ja arrin ti bindë partitë politike shqiptare për të përkrahur Unionin e Social-Demokratëve të Maqedonisë atëherë do të marrë fund udhëheqja e VMRO-DPMNE. Në të vërtetë duket se edhe Brukseli edhe Uashingtoni dëshirojnë formimin e një qeverie të re në Maqedoni. Perëndimorët mund të preferojnë që në qeverinë e re të bashkohen edhe pushteti edhe opozita me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së problemit të emrit që jetohet me Greqinë dhe të gjallërohet procesi i integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Siç kuptohet formimi i qeverisë së re në Maqedoni nuk do të jetë i lehtë, ndërkaq zhvillimet e nxehta që do të jetohen gjatë javëve në vijim do të jenë në rendin e ditës së vendit.

 

Kur bëhet fjalë për turqit e Maqedonisë, ata në parlamentin e Maqedonisë do të përfaqësohen me dy karrige njëra në anën e partisë në pushtet dhe tjetra në anën e opozitarëve.



Lajme të ngjashme