VMRO-DPMNE fituesja e zgjedhjeve në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM 49 mandate, BDI 10 mandate, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 mandate dhe PDSH fitoi 2 mandate.

VMRO-DPMNE fituesja e zgjedhjeve në Maqedoni

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, VMRO-DPMNE fitoi 51 mandate, LSDM 49 mandate, BDI 10 mandate, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 mandate dhe PDSH fitoi 2 mandate.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, njoftoi se në njësinë zgjedhore 1 VMRO-DPMNE fitoi 8 mandate, LSDM 10, ndërsa BDI dhe BESA nga 1 mandat.

Në njësinë zgjedhore 2, VMRO-DPMNE 9 mandate, LSDM 8 mandate, BDI 2 mandate dhe BESA 1 mandat.

Në njësinë zgjedhore 3, VMRO-DPMNE 11 dhe LSDM 9 mandate, ndërsa në njësinë 4 këto dy parti fituan nga 10 mandate.

Në njësinë 5, VMRO-DPMNE 9 mandate, LSDM 9 mandate, ndërsa BDI dhe Aleanca për Shqiptarët fituan nga 1 mandat. Në njësinë 6, VMRO-DPMNE ka arritur të fitojë 4 mandate, LSDM 3 mandate, BDI 6 mandate, BESA 3 mandate, Aleanca për Shqiptarët 2 mandate, si dhe PDSH 2 mandate.

Në të gjashtë njësitë ishin të regjistruar 1.784.416 qytetarë, prej të cilëve të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 1.190.491 ose 66.86 për qind e qytetarëve.

Nga diaspora nuk do të ketë përfaqësues në Kuvend. Ndër të tjera, nga KSHZ informuan se afati i ankesave është 48 orë.



Lajme të ngjashme