Qindra refugjatë mbërrijnë në Greqi

Forcat detare italiane shpëtuan rreth 70 refugjatët dhe emigrantë në ujërat territoriale greke, pasi 200 të tjerë zbarkuan në ishullin grek të Lesbosit.

627578
Qindra refugjatë mbërrijnë në Greqi

Forcat e Frontex-it gjetën 66 persona të bllokuar në ishullin Paspargos, në afërsi të Kios, shtatë kilometra në veri të brigjeve turke.

Anija e tyre kishte hyrë në ujërat greke, kur u gjet nga anija e Frontex-it.

Emigrantët u transferuan në portin e Kiosit.

Më herët të premten, autoritetet greke njoftuan se rreth 200 refugjatë dhe emigrantë kishin arritur në brigjet e ishullit lindor të Egjeut, Lesbos.

Sipas medias lokale, shumica e emigrantëve ishin nga Afrika.



Lajme të ngjashme