Tribunali i Hagës kërkon burgim të përjetshëm për Mlladiç

Prokurori kërkoi të enjten burgim të përjetshëm kundër ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç i akuzuar për spastrim etnik në një pjesë të Bosnjës me synim krijimin e një shteti serb etnikisht të pastër.

Tribunali i Hagës kërkon burgim të përjetshëm për Mlladiç

“Do të ishte një ofendim ndaj viktimave të gjalla dhe të vdekura si edhe një padrejtësi nëse nuk do të dënohej me dënimin më të ashpër, ai me burgim të përjetshëm”, deklaroi prokurori Alan Tieger në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë në Hagë.

Ndërsa procesi i tij gjyqësor po hyn në javën e fundit në kuptimin e procedurave të nisura në 2012, ndaj atij që është cilësuar si “kasapi i Ballkanit”, Mlladiç duhet të përgjigjet ndaj 11 akuzave për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjes (1992-1995) që regjistroi më shumë se 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të zhvendosur.



Lajme të ngjashme