MPJ e Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga asnjë akt vandal e të izoluar që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë.

MPJ e Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumëetnik si Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm, të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.



Lajme të ngjashme