Kodheli: Një anije shqiptare pjesë e operacionit të NATO-s në Egje

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi të dielën se anija ushtarake shqiptare për një vit rresht do të jetë pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, në Detin Egje...

614281
Kodheli: Një anije shqiptare pjesë e operacionit të NATO-s në Egje

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi të dielën se anija ushtarake shqiptare për një vit rresht do të jetë pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, në Detin Egje.

Nëpërmjet statusit të saj Facebook paraditen e së dieles, ministrja Kodheli shprehet: “Oriku dhe ekuipazhi i saj e kaloi provën më të rëndësishme me shpëtimin e dy jetëve pak ditë më parë. Kjo anije dhe 21 ushtarakë shqiptarë, për nje vit rresht, do të jenë pjesë e operacionit të NATO-s në Detin Egje, #SeaGuardian”.

Po ashtu Kodheli sjell një video ku jepen detajet e operacionit në rolin e monitorimit të detit, në luftë kundër terrorizmit, si dhe për emergjenca civile në shërbim të jetës.



Lajme të ngjashme