Beogradi dhe Sarajeva pengojnë trafikimin e armëve drejt Evropës

Armët e përdorura gjatë sulmit të terrorit në Paris kanë qenë të prodhimit "Zastava" prodhim jugosllav.

608200
Beogradi dhe Sarajeva pengojnë trafikimin e armëve drejt Evropës

Armët e Ballkanit pajisin që prej shumë kohësh individët në Evropë, pasi edhe xhihadistët që shkaktuan të vrarë në Paris në vitin 2015, ishin gjithashtu të pajisur me këto armë.

Bosnja dhe Serbia shfaqën vullnetin e tyre për të penguar këtë flotë armësh drejt Evropës.

Më 13 nëntor 2015, vrasësit dispononin “Zastava”, armë automatike jugosllave.

Disa muaj më herët, edhe vrasësit në ”Charlie Hebdo”, vëllezërit Kouachi, kishin një hedhëse raketash nga Ballkani.

Sipas hetuesit francez, Robert Gelli, drejtor i çështjeve kriminale, i cili është takuar së fundi me homologët në Beograd, mafia serbe shfaqet në një të tretën e hetimeve të ndërmarra në Francë për trafik ndërkombëtar të armëve (31,5 për qind).

“Armët që hynin në Evropën Perëndimore dhe përdorimi i tyre mbetet një problem i madh”, theksoi Ivan Zverzhanovski, i cili drejton programin e Kombeve të Bashkuara destinuar luftës kundër këtij trafiku.

Në faqen e informacionit në internet klix.ba, ministri boshnjak për Sigurinë, Dragan Mektiç ka pranuar se në Bosnje ka armë jashtë kontrollit dhe se trafikantët i blejnë këto armë.

“Aktet terroriste në Evropën Perëndimore janë rritur, duhet të sulmojmë këtë problem me vendosmëri dhe qartësi”, theksoi prokurori serb për krimin e organizuar, Mladen Nenadic, gjatë nënshkrimit në muajin tetor të një marrëveshjeje me drejtësinë franceze për ekipe të përbashkëta hetimi.

Në muajin nëntor 2015, gjatë procesit të gjeneralit serb, Ratko Mladic para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY), një dëshmitar shpjegoi prejardhjen e këtyre armëve.

Ndërkohë, në një raport të vitit 2014, qendra e studimeve të specializuara “Small Arms Survey”, theksonte se 25 milionë banorë të Ballkanit kishin në posedim rreth 3,6-6,2 milionë armë zjarri.



Lajme të ngjashme