Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Greqi – Tsipras riorganizon qeverinë për reformat ekonomike

Duke demonstruar angazhimin për reformat ekonomike, Kryeministri Aleksis Tsipras zëvendësoi disa ministra që ishin shprehur në mënyrë të përsëritur kundër masave të ashpra të kërkuara nga kreditorët e Greqisë, bëri të ditur një zëdhënëse e qeverisë...

Greqi – Tsipras riorganizon qeverinë për reformat ekonomike

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka riorganizuar kabinetin e tij.

Duke demonstruar angazhimin për reformat ekonomike, Tsipras zëvendësoi disa ministra që ishin shprehur në mënyrë të përsëritur kundër masave shtrënguese të ashpra të kërkuara nga kreditorët e Greqisë, bëri të ditur një zëdhënëse e qeverisë.

Në mesin e të larguarve nga kabineti janë ministri i Energjisë, Panos Skourletis dhe ministri i Transportit, Thodoris Dritsas, të cilët kishin dënuar privatizimin e firmave shtetërore.

Ministri i Financave, Euklid Tsakalotos, në krye të negociatave me kreditorët, si dhe ministri i Mbrojtjes, Pannos Kamenos, lider i ANEL-it, partnere e vogël e koalicionit qeverisës, mbeten pjesë e kabinetit.

Gjithsej 4 ministra kanë ruajtur postin e tyre në kabinetin Tsipras.

Sa për 5 ministritë e reja, që ishin njoftuar më parë gjatë javës, shefi i qeverisë greke preferoi të zgjedhë nga emrat ekzistues të kabinetit.

Krahas posteve ministrore, 15 emërime të reja janë bërë edhe për disa zv/ministra e burokratë të lartë.

Athina është në një marrëveshje kusht me vlerë 86 miliardë euro nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE), në këmbim të kryerjes së reformave ekonomike me ndikim të gjerë.



Lajme të ngjashme