Festa e Republikës së Turqisë u kremtua edhe në Tiranë

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë ka realizuar mbrëmjen e të hënës një pritje solemne, me rastin e 93-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

15 temmuz fotoğrafları tiran-da sergilendi-01.jpg
15 temmuz fotoğrafları tiran-da sergilendi-02.jpg
15 temmuz fotoğrafları tiran-da sergilendi-03.jpg
15 temmuz fotoğrafları tiran-da sergilendi-04.jpg
15 temmuz fotoğrafları tiran-da sergilendi-05.jpg
15 temmuz fotoğrafları tiran-da sergilendi-06.jpg

Pjesë e ceremonisë të organizuar në Tiranë ishin personalitete të larta të vendit, si kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministra të kabinetit qeveritar, si ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të medias, komuniteteve fetare, etj. 
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, gjatë fjalës së tij përshëndetëse ka lexuar edhe mesazhin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

"Republika e Turqisë është një shtet, i cili e ka vazhduar rrugën e tij përmes vështirësive që i kanë dalë përpara gjatë këtyre 93 viteve dhe që falë veçanërisht hopeve të periudhës së fundit ka mundur të zërë vend mes fuqive në ngjitje në botën e sotme. Me ekonominë në rritje, me demokracinë e fuqishme, me besnikërinë ndaj vlerave themelore njerëzore dhe me politikën e saj të jashtme parimore dhe vizionare, Turqia edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë një burim frymëzimi në rajon dhe në botë. Ngjarjet e natës së 15 korrikut 2016 konfirmuan edhe një herë në mënyrë të padiskutueshme se sa i lidhur është kombi ynë me shtetin e tij", thuhet në mesazhin e Erdoğan.

Në mesazh ndër të tjera thuhet se "Kombi ynë duke i vënë gjoksin armëve të tradhtarëve anëtarë të FETO-s, i doli për zot lirisë dhe demokracisë së tij, qeverisë dhe shtetit të tij. Vullneti i kombit tonë është garancia më e madhe për objektivat tona për vitin 2023, kur do të festojmë 100-vjetorin e themelimit të Republikës sonë. Unë e kam për nder që jam Presidenti i këtij shteti të madh dhe i këtij kombi hero."

Pas fjalimit përshëndetës të pranishmit kanë shikuar nga afër fotografitë pjesë të ekspozitës me titull "Fitorja e Demokracisë-Tentativa e parandaluar nga qytetarët", të realizuara nga AA gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi.

Ekspozita me titull "Fitorja e Demokracisë-Tentativa e parandaluar nga qytetarët", ka tërhequr vëmendjen e shumë personaliteteve nga fusha e politikës, medias, kulturës, fesë, etj., por edhe të qytetarëve të Tiranës.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, gjatë fjalës së tij në ceremoni, u shpreh se fotografitë paraqesin një kuadër të përgjithshëm të qëndresës së qytetarëve turq për të mbrojtur demokracinë.

"Në këto pamje tregohet se si populli turk duke shpalosur një solidaritet historik doli nëpër rrugë, iu kundërvu me guxim tankeve dhe rishprehu të drejtat e tij demokratike. Ju falënderoj shumë që jeni mes nesh", u shpreh Bayraktar gjatë fjalës së tij në ceremoninë solemne organizuar me rastin e 93-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

Kjo ekspozitë është organizuar nga Anadaolu Agency (AA), Ambasada e Turqisë në Tiranë dhe Instituti "Yunus Emre" në Tiranë.

Ndërkohë, fotografitë e ekspozuara në shumë shtete nga Evropa e deri në Lindjen e Mesme, janë pritur me interesim të madh si nga qytetarët, ashtu edhe nga përfaqësues dhe personalitete nga fusha të ndryshme. 

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben Halluni -



Lajme të ngjashme