Pranë shtëpisë së Vuçiç u gjet arsenal armësh

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së bashku me familjen e tij, është zhvendosur në një vend të sigurt.

599746
Pranë shtëpisë së Vuçiç u gjet arsenal armësh

Në afërsi të shtëpisë së tij, në lagjen Jajinci janë gjetur kuti me municion, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, gjatë një paraqitje në programin e Radio Televizionit të Serbisë.

Ai tha se municioni është gjetur në një pyll jo larg vendit ku për shkak të kthesës makinat duhet të ngadalësojnë shpejtësinë. Sipas tij, dikush nga qytetarët ka lajmëruar gjetjen e kutive.

“Kryeministri tani është i sigurt, sikurse edhe familja e tij”, tha Stefanoviç.

Mediat serbe njoftuan gjatë ditës së shtunë se në afërsi të shtëpisë së Vuçiç janë gjetur një minahedhës, katër bomba dore, 100 copë fishekë të kalibrit 7.62, 4-5 fishekë të armës automatike dhe 15 fishekë të një kalibri të panjohur.



Lajme të ngjashme