Vizita e Ministrit të Shëndetësisë së Turqisë në Shqipëri

Ilir Beqaj, priti në një takim zyrtar homologun e tij turk, Prof. Dr. Recep Akdağ dhe delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron, në kuadër të vizitës disaditore të punës në Shqipëri dhe të mbështetjes së gjithanshme të sistemit shëndetësor.

Vizita e Ministrit të Shëndetësisë së Turqisë në Shqipëri

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Recep Akdağ, takimin e parë në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri e ka realizuar me homologun shqiptar, Ilir Beqaj. Pas takimit mes delegacioneve Akdağ dhe Beqaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat,

Beqaj në fillim të fjalës së tij u shpreh se delegacioni i kryesuar nga ministri Akdağ ndodhet në Shqipëri për të ofruar ndihmë në ndarjen dhe vënien në dispozicion të eksperiencës së Turqisë.

" I kërkova Profesor Recepit të bëjë një vlerësim për sistemin tonë shëndetësor, si dhe për ato të shfrytëzimit. Sipas një marrëveshjeje që kemi çdo vit 100 të sëmurë shkojnë dhe kurohen në Turqi. Unë besoj se shumë shqiptarë kanë shkuar dhe kanë parë nga afër duke marrë shërbime shumë të kualifikuara nga shëndetësia turke"- u shpreh Beqaj.

Sipas tij, shumë vende të botës për shkak të krizës globale kanë hequr dorë nga ndihmat për pacientët, ndërsa Turqia ka ofruar ndihmën e saj në këtë drejtim. "Turqia e ka mbështetur sistemin tonë shëndetësor edhe përmes një tjetër instrumenti, Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA)...”- ka theksuar më tej Beqaj.

Ndërsa ministri Akdağ, gjatë fjalës së tij në konferencën për media u shpreh se për Turqinë, Shqipëria është një vend mik dhe se dy vendet kanë një të kaluar të përbashkët historike dhe ngjashmëri kulturore. 

Ai ka shtuar më tej se përvoja e një shteti tjetër mund të ndikojë në përmirësimin e shëndetësisë. Gjithashtu ka theksuar se Turqia ka një shërbim shëndetësor të njëjtë me vendet evropiane, por me kosto shumë më të ulët. 

"Unë do të jem pranë ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe jam gati të sjellë një ekip turk në Shqipëri për të dhënë përvojën e tyre në këtë vend...” ka deklaruar ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ. 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe në Poliklinikën e Specialiteteve 3 në Tiranë,

Gjatë vizitës në Spitalin "Nënë Tereza", ministri shqiptar i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili shoqëronte homologun e tij, e ka informuar për punën e deritanishme të bërë në kuadër të reformës në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. 

Më pas ministri Akdağ ka zhvilluar një vizitë edhe në Poliklinikën e Specialiteteve 3 në Tiranë. Ai ka shikuar nga afër në këtë institucion shëndetësor edhe ambientet e dhomës së endoskopisë e financuar nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA).

Ministri turk i Shëndetësisë, i cili mori pjesë pasditen e të premtes  në konferncën e 24-të të kiruigjisë shqiptare konfirmoi mbështetjen qeverisë turke në sektorin e shëndetësisë.

Ai gjithashtu ka vizituar gjatë ditës së djeshme edhe xhaminë historike të Et’hem Beut në Tiranë.

-Nga ana tjetër një përfaqësi e delagacionit turk ka vizituar institucionet shëndetësore në Shkodër për të parë mënyrën e funksionimit.

Fillimisht vizita nisi tek drejtoria e shëndetit publik. Shefi i sistemit shëndetësor parësor turk Huseyn Ozgay i pyetur për një mbështetje të Turqisë u shpreh:

”Fillimisht po bëhët një raport dhe më pas do vendoset…Ne jemi këtu në Shqipëri për të vlerësuar sistemin shëndetësor dhe mënyrën e funsionimit. Kemi qenë dje në Tiranë, tashmë vijmë edhe në Shkodër. Pas të gjitha këtyre vizitave do të përpilojmë një raport dhe të dy ministritë respektive do të vendosin për bashkëpunimin e aedhshëm…”.

 

Ndërsa drejtori shëndetit publik të rajonit të Shkodrës, Ylber Zama tregoi edhe më shumë për vizitën e delagacionit të ministrisë së shëndetësisë turke:

”Takimi ynë me teknicentë të ministrisë së shëndetësisë së Republikës së Turqisë konsiston në përmirësimin e performancës në shërbimin  shëndetësor parësor, shërbimin e epidemilogjisë, shërbimin e stomologjisë, shërbimin e psikiatrisë, të cilat ndodhen pranë drejtorisë rajonale të shëndetësisë…Është një kërkesë që është bërë në vazhdimësi dhe është i vetmi qytet, pas Titanës që ky projekt është i shtrirë. Po ashtu me rritjen e performancës dhe akreditimit të qendrës shëndetësore është dakortuar mbi një bashkëpunim të ndërsjelltë me mjekë dhe teknicentë të ministrisë së shëndetësisë së Republikës Turke…” 

Korrespondenti i TRT-së Për Zërin e Turqisë

Arben Halluni



Lajme të ngjashme