Vuçiq: Nuk ka politikanë të përfshirë në çështjen e Malit të Zi

"Në Serbi përgatiten aktivitete të paligjshme për Malin e Zi, mirëpo edhe ndaj Serbisë", deklaroi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq: Nuk ka politikanë të përfshirë në çështjen e Malit të Zi

Pas seancës së Byrosë për koordinim të punës së shërbimeve të sigurisë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për punën e shërbimeve të intelegjencës së jashtme, deklaroi se deri sa ai do të jetë në krye të Qeverisë do të ndjek një politikë të një shteti të pavarur dhe sovran.

“Autoritetet tona kanë vërtetuar veprime në rritje dhe me një numër ndjeshëm më të madh të anëtarëve të agjencive të ndryshme të intelegjencës të territorit të Serbisë, organet tona përgjegjëse në përputhje me ligjin me sukses kanë zbuluar një sërë aktivitetesh të drejtuara kundër interesave të Serbisë, ashtu siç janë zbuluar edhe autorët dhe shkelësit e atyre veprave”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se autoritetet kompetente në Serbi në periudhën e ardhshme do të procesojnë të gjithë shkelësit e identifikuar. 

Duke folur për 20 shtetasit serb të arrestuar në Mal të Zi ditën e mbajtjeve të zgjedhjeve parlamentare, Vuçiq theksoi se tashmë katër ditë kanë hetuar dhe se organet përgjegjëse të Serbisë erdhën deri në “prova materiale dhe të pakontestueshme se, ndër të tjera edhe në territorin e Serbisë janë përgatitur aktivitete të ndryshme të paligjshme për të vepruar në territorin e Malit të Zi”.

Ai në vijim theksoi se shteti i Serbisë nuk ka asnjë lidhje me ato aksione dhe se disa prej atyre personave janë ndaluar në Beograd dhe janë nën kontroll të policisë. 

“Kanë punuar bashkë me njerëz, për të cilët mund të them se ekzistojnë elemente të huaja dhe atë që mund të them, erdhëm në prova të pakontestueshme se persona të caktuar, kanë ndjekur rrugën e lëvizjes të kryetarit të Qeverisë së Malit të Zi në nivel ditor, në çdo sekondë kanë raportuar persona të tjerë të cilët sipas atyre instruksioneve është dashur të veprojnë. Me këto fakte ne njoftuam edhe prokurorin special shtetëror të Malit të Zi, si dhe i njoftuam strukturat e sigurimit të tij”, tha Vuçiq.

Ashtu siç shtoi Vuçiq, personat që u arrestuan në Mal të Zi , për akte më të rënda gjithsesi nuk kanë qenë të organizuar, ndërsa cili ka qenë qëllimi i tyre i mbetet Malit të Zi të zbulojë dhe se ende janë në liri ata të cilët e kanë ndjekur Milo Gjukanoviqin, për të cilën gjë siç tha ai, janë të njoftuar organet përgjegjëse të Malit të Zi. 

“Arritëm të hapim shumë çështje për të cilat e dimë se në Mal të Zi nuk kanë arritur të hapen. Ne kishim mundësi që të heshtim dhe të luajmë një lojë politike, nga e cila do të kishim përfitime politike ose të tregojmë të vërtetën. I kemi të gjitha provat materiale për këto thënie. Arritëm krejt diçka tjetër, ndërsa doli se ka qenë e lidhur. Ai i cili është lajm i mirë është se në të gjithë këtë nuk kemi arritur të gjejmë politikan të përfshirë as nga Mali i Zi, por as nga Serbia, dhe kjo është lajm i mirë”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq theksoi se bëhet fjalë për organizata kriminale në të cilat ka elemente të jashtme dhe se në këto aktivitete kanë qenë të përfshirë disa grupe, prej të cilëve për më kryesoren ende nuk dihet. Ai në përfundim shtoi se këtë procedurë e udhëheq Mali i Zi./ (AA)



Lajme të ngjashme