Marshi i demokracisë në Mamushë të Kosovës në solidaritet me Turqinë

Agjencia turke e lajmeve Anadolli (AA) bëri të ditur se në kuadër të festivalit të tetë ndërkombëtar të domates, në komunën e vetme turke të Kosovës, në Mamushë, dje u organizua marshi për demokracinë, për të protestuar tentativën për grusht shteti.

kosava'da darbe girişimi fotoğrafları sergisi.jpg
kosava'da darbe girişimi fotoğrafları sergisi.jpg
kosava'da darbe girişimi fotoğrafları sergisi.jpg

Në marshin për demokracinë, organizuar për “Mbështetje të vullnetit kombëtar”, që u përcoll nga Banda e Mehterit (Bandë ushtarake Otomane) morën pjesë qytetarë të shumtë të komunës së Mamushës.

Pas përfundimit të marshit, u bë leximi i Kur’anit për dëshmorët e tentativës së puçit, më 15 korrik.

Në kuadër të këtij festivali u vizitua edhe Përkujtimorja e Dëshmorëve të Çanakalasë dhe të Kosovës, si dhe ekspozita “Përshëndetje Demokracisë nga Kosova në Turqi” e cila përbëhet nga fotografitë e realizuara nga objektivi i Agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA).

Në këtë organizim morën pjesë kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bütüç, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kiliç, udhëheqës i detyrës së kryetarit të Kryesisë së Këshillit Turk kolonel Cem Şem, si dhe përfaqësuesit e TIKA-s dhe Institutit "Yunus Emre". Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe ish-deputet i AK Partisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë nga qyteti i Izmirit, Rifat Sait.

Festivali i Domates, i cili zakonisht organizohet më 23 korrik, ishte anuluar për shkak të tentativës për grusht shtetit në Turqi.



Lajme të ngjashme