Bruksel – U mbajt takimi për njohjen e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë

Me ndërmjetësimin e BE-së të enjten është mbajtur në Bruksel takimi trepalësh për zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, e cila parasheh fillimin e njohjes së diplomave.

Bruksel – U mbajt takimi për njohjen e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) është mbajtur takimi trepalësh për zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, më 10 janar 2016, e cila parasheh fillimin e njohjes së diplomave.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri, raportoi përgatitjet për zbatimin e kësaj marrëveshje si dhe mirëpriti faktin që BE-ja ricaktoi organizatën SPARK për administrimin e procesit të aplikimit për certifikim të diplomave.

Gjatë këtij takimi gjithashtu u vlerësua përcaktimi i mekanizmit të BE-së për certifikimin e diplomave të cilat pastaj të dyja shtetet obligohen t’i pranojnë në bazë të marrëveshjes.

Ndërkaq, në takim edhe pala serbe dha një raport për përgatitjet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, ku BE-ja duke vlerësuar progresin e arritur, theksoi se në të ardhmen do të mbahet edhe një takim për të finalizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave.

Në takimin e pardjeshëm, në Bruksel ishte biseduar për zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet në targat e automjeteve.



Lajme të ngjashme