Mali i Zi – Opozita proruse josh pakicat për të rrëzuar Gjukanoviçin

Partia më e madhe opozitare në Malin e Zi i ofroi të mërkurën postin e kryeministrit një përfaqësuesi të pakicave etnike në një përpjekje për të përmbysur fitoren e kryeministrit në detyrë, Milo Gjukanoviç.

Mali i Zi – Opozita proruse josh pakicat për të rrëzuar Gjukanoviçin

Fronti Demokrati (DF), pro-Rusisë dhe pro-Serbisë, një nga katër partitë e opozitës, të cilat së bashku tejkalojnë Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Gjukanoviçit në parlamentin e ardhshëm, planifikon t’i ofrojë postin një anëtari boshnjak të parlamentit.

Për shkak të tensioneve etnike, një boshnjak do ta ketë të vështirë të hyjë në një koalicion me një parti pro-serbe dhe, në këtë mënyrë, DF-ja ka ofruar të mbështesë nga jashtë një qeveri anti-Gjukanoviç.

“Ne do të mbështesim atë qeveri, por nuk do të marrim pjesë. Ajo qeveri do të ketë detyrën për të përgatitur zgjedhje të reja, të drejta dhe demokratike, pas një kohe të caktuar”, tha Nebojsha Medojeviç i bllokut të DF-së për të përditshmen malazeze “Pobijeda”.

Sipas rezultateve zyrtare të përkohshme nga votimi i së dielës, DPS-ja ka 36 vende në parlamentin prej 81 vendesh.

Opozita e kombinuar ka 39 vende, DF-ja ka 18, koalicioni Kljuç (Çelsi) ka nëntë, Demokratët e Malit të Zi kanë tetë dhe socialdemokratët kanë katër.

Vendet e mbetura janë fituar nga minoritetet etnike, dy boshnjakë, një kroat dhe një shqiptar.

Dy vendet e fundit mbahen nga socialdemokratët e tjerë, të cilët do të jenë aleatë me Gjukanoviçin.



Lajme të ngjashme