Anëtarësimi në NATO në fokus të zgjedhjeve në Malin e Zi

Anëtarësimi në NATO është në fokus të legjislativeve të së dielës në Malin e Zi, një etapë e re e luftës për influencë që shfaqet në Ballkan midis Perëndimit dhe Rusisë.

Anëtarësimi në NATO në fokus të zgjedhjeve në Malin e Zi

Në pushtet prej 25 vitesh në këtë republikë të vogël në Adriatik me 620 000 banorë, që udhëhoqi vendin drejt pavarësisë në 2006, Milo Gjukanoviç zgjodhi kampin e tij.

Mali I Zi po negocion gjithashtu drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian prej 2012, ndërsa mori ftesë për të qenë pjesë e Aleancës së Atlantikut në dhjetorin e 2015.

Kjo kërkesë anëtarësimi vjen pas disa vendimeve që shkaktuan pakënaqësi në Moskë.

Podgorica ka qenë një prej kryeqyteteve të para që njohu pavarësinë e Kosovës në 2008, përpara se të ishte palë në 2014 në politikën e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë gjatë krizës ukrainase.

I njohur për transparencë, zgjedhja atlantike e këtij kombi me shumicë ortodokse, i shërben Gjukanovic të konsiderohet si një “student i mirë” i Perëndimit në Ballkan.

Por, Moska menjëherë ka paralajmëruar kundër “pasojave të mundshme nëse do të nënkuptonte praninë e Podgoricës në Aleancë”.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit pritet të renditet e para në zgjedhje, por njeriu më me influencë i Malit të Zi këtë herë do të ishte i kënaqur të merrte edhe një shumicë relative.



Lajme të ngjashme