Mustafa uron Sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa uroi ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Mustafa uron Sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Duke i uruar suksese në postin e ri, kryeministrit Mustafa shprehu bindjen se Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme për Kombet e Bashkuara.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka pasur rastin të takohet me Guterres gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shprehur besimin se sekretari i ri i KB-ve, Antonio Guterres, do të vazhdojë përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj.



Lajme të ngjashme