Hado: Çështja çame nuk ka kthim pas

Shoqata Çamëria përshëndeti deklaratën e Komisionerit Johannes Hahn për zgjidhjen e çështjes çame.

588320
Hado: Çështja çame nuk ka kthim pas

Shoqata Çamëria përshëndeti deklaratën e Komisionerit Johannes Hahn për zgjidhjen e çështjes çame. Në një deklaratë për shtyp, kryetari i kësaj shoqate, Abaz Hado, tha se në këtë mënyrë Bashkimi Evropian i kërkon Greqisë që zgjidhja e kësaj çështje të realizohet përmes dialogut.

Gjithashtu, shoqata “Çamëria” dënoi letrën e Ministrit të Jashtëm grek Niko Kotzias, i cili i kërkon Komisionerit Hahn që të tërheqë deklaratën për njohjen e çështjes çame.

“Çështja çame tashmë nuk ka kthim mbrapa. BE nuk ka frikë nga Greqia, prandaj z.Kotzias dhe shteti grek duhet të mësojnë të pranojnë këtë çështje dhe të ulen në tavolinën e diskutimeve”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.



Lajme të ngjashme