131 emigrantë të shpëtuar në brigjet e Peloponezit

Rreth 131 emigrantë u shpëtuan mëngjesin e sotëm në brigjet e Peloponezit pasi kanë dërguar një sinjalizim se anija e tyre po fundosej, njoftuan rojet bregdetare greke.

131 emigrantë të shpëtuar në brigjet e Peloponezit

“Kontigjenti i migrantëve kombësia e së cilëve nuk bëhet e ditur ishin nisur drejt Italisë me një anije rreth 18 metra të gjatë”, sipas agjencisë greke Athens News Agency (ANA).

Në panik nga kushtet mjaft të vështira meteologjike, ata dërguan një mesazh për ndihmë nëpërmjet numrit 112, numri i urgjencës evropiane.

“Pesë migrantë mundën të shpëtonin duke notuar deri në breg ndërsa pasagjerët e tjerë u sollën në portin Modon, në brigjet jugperëndimore të Peloponezit”, sipas ANA-s.



Lajme të ngjashme