Mali i Zi - Për 81 vende në zgjedhje parlamentare garojnë 1129 kandidatë

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 16 tetor janë parashtruar 17 lista zgjedhore.

Mali i Zi - Për 81 vende në zgjedhje parlamentare garojnë 1129 kandidatë

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 16 tetor janë parashtruar 17 lista zgjedhore. Që nga zgjedhjet e vitit 1998, deri në këto zgjedhje nuk ka ndodhur që madje 17 subjekte politike të garojnë për qeverinë e Malit të Zi. Kështu për parlamentin e Malit të Zi, e cila ka 81 ulëse do të garojnë 1.129 kandidatë.

Lista "Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare", do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë "Shteti për të gjithë - PSD - Ranko Krivokapic", Me short, e treta do të gjendet lista " koalicioni shqiptar me një qëllim - Gëzim Hajdinaga", e katërta në votim do të jetë Alternatia e Malit të Zi, dhe e pesta "Mali i Zi Pozitiv - Darko Pajoviç, sepse e dua Malin e Zi", ndërsa lista e kryeministrit aktual "Me hapa të sigurtë, PDS-Milo Gjukanoviç" do të jetë në numrin gjashtë dhe këshu me radhë.

Historia e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tregon se mbi 17 lista në zgjedhjet kishte në vitin 1992 dhe 1996. Kështu, në vitin 1990, ishin 10 lista, ndërsa në vitin 1992, 19 lista. Katër vite më vonë, në zgjedhje ishin 20 lista, ndërkohë që në vitin 1998, 17 lista. Tre vite më vonë në zgjedhje ishin 16 lista, kurse një vit më vonë, në zgjedhjet e parakohshme për pushtet garuan 10 lista. Në zgjedhjet e para në Malin e Zi të pavarur, në shtator të vitit 2006 ishin paraqitur 12 lista, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009 16 lista. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, 2012 morën pjesë 13 lista.

Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, kur ishin parashtruar 13 lista, në garën zgjedhore për të siguruar ulëse në parlament, në këto zgjedhje janë regjistruar 288 kandidatë më shumë.

Politologu Vladimir Jovanoviç, duke komentuar mbi numrin e madh të kandidatëve për deputetë, në intervistë për AA thotë se numri i madh i listave zgjedhore "është e dobishme për demokracinë".

"Nëse marrim parasysh se dy vitet e fundit pati një fragmentim të subjekteve politike dhe prishje të koalicioneve politike ekzistuese, ishte e pritshme që të kemi një numër të madh të listave zgjedhore. Megjithatë, çështja është se lufta zgjedhore do të zhvilohet vetëm ndërmjet 7 ose 8 të listave zgjedhore, ndërsa të tjerat janë paraqitur në zgjedhje vetëm 'formalisht', që do të tregojnë rezultatet e zgjedhjeve. Numri i madh i listave zgjedhore sigurisht është e mirë për demokracinë, sepse në këtë rast qytetarëve u ofrohet të zgjedhin mes disa opsioneve të ndryshme", tha Jovanoviç.

Përveç zgjedhjeve parlamentare, më 16 tetor do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komuna malazeze. Bëhet fjalë për Kotorin, Budvën, Andrijevicën dhe Gucinë. Për zgjedhjet në Kotor janë parashtruar 12 lista, në Budvë 10 lista. Në Guci janë dorëzuar 8 lista, dhe në Andrijevicë 7.



Lajme të ngjashme