Rabortniçi i Shkupit pret sonte ekipin turk, Fenerbahçe

Të enjten u mbajt në Shkup një konferencë shtypi mbi detajet e ndeshjes së basketbollit mes Rabotniçkit dhe Fenerbahçes që do të luhet të premten në kryeqytetin e Maqedonisë.

basketbol fenerbahçe-gs odeabank.jpg

Për trajnerin e klubit Rabotniçki nga Shkupi, Marin Dokuzovski nuk ka nder më të madh se me rastin e jubileut të kenë si mysafir klubin e Fenerbahçesë.

“Nuk ka nder më të madh për mua si trajner, që në ditëlindjen e 70-të të të vijë një mysafir si Fenerbahçe, ku nuk duhet të flitet shumë për atë se kush janë dhe çka janë. Ne kemi kohë që kemi folur dhe jemi përgatitur për këtë jubile, ndërsa sipas numrit të biletave të shitura, rreth 7.000, salla do të jetë e mbushur deri në ulësen e fundit. Një ndeshje e tillë deri tani nuk është zhvilluar në Maqedoni. Unë pres dhe jam i sigurt se kjo ndeshje do të jetë festë e basketbollit”, deklaroi trajneri i Rabotniçkit, Dokuzovski.

Kurse basketbollisti i Rabotniçkit, Vllado Ilievski, tha nga ana e tij se është kënaqësi e madhe të jesh pjesë e këtij jubileu dhe e një ndeshjeje që zhvillohet me një ekip prestigjioz të basketbollit, siç është Fenerbahçeja e Turqisë.

“Ky duel me Fenerbahçenë është qershia mbi tortë. Maqedonia dhe klubet e saj i meritojnë duele të tilla për arritjen e cilësisë”, theksoi Ilievski.

Duke folur për detajet e ndeshjes jubilare me Fenerbahçenë, kryetari i klubit të basketbollit Rabotniçki, Risto Galiq, informoi se në fund të ndeshjes do të luaj edhe Todor Geçevski, i cili vendosi që me këtë ndeshje t’i japë fund karrierës. Po ashtu ai informoi se në gjysmëlojë do të ketë një pjesë për olimpiadën speciale, ndërsa në fund do të ketë edhe mysafirë në fushë.

“Lidhur me përzgjedhjen, se cili do të ishte klubi mysafir në këtë jubile, doemos duhet të falënderoj basketbollistin Pero Antiç, pa të cilin kjo ndeshje pothuajse nuk do të realizohej”, shtoi Galiq.

Rabotniçki, klubi me fitoret më të shumta në Maqedoni, sonte në orën 19:00 do të fillojë etapën e parë të shënimit të jubileut të 70-vjetorit të krijimit.



Lajme të ngjashme