Idrizi: Kërkesa e KE-së dërguar Greqisë për çështjen çame, orë e bardhë

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, e ka konsideruar kërkesën e eurokomisionerit Johannes Hahn, dërguar zyrtarisht Greqisë që të trajtojë çështjen çame si një çështje të pazgjidhur, si një lajm të bardhë për Çamërinë...

Idrizi: Kërkesa e KE-së dërguar Greqisë për çështjen çame, orë e bardhë

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në Shqipëri, Shpëtim Idrizi, e ka konsideruar kërkesën e eurokomisionerit Johannes Hahn, dërguar zyrtarisht Greqisë që të trajtojë çështjen çame si një çështje të pazgjidhur, si një lajm të bardhë për Çamërinë.

Lideri i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së mërkurës, theksoi: “Lajmi i madh erdhi, ora e bardhë për Çamërinë dhe padrejtësitë shekullore sapo trokiti. Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të agjendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.”

“Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë. Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsisë martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes në agjendën zyrtare të BE-së. Faleminderit të gjithëve. Fitorja jonë e rradhës. Ne nuk do harrojmë kurrë!”, shprehet Idrizi.



Lajme të ngjashme