Kosovë – Visar Ymeri propozon 5 hapa për demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë (VV), Visar Ymeri, propozoi të martën pesë hapa për shënimin e pikës kufitare me Malin e Zi...

Kosovë – Visar Ymeri propozon 5 hapa për demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë (VV), Visar Ymeri, propozoi të martën pesë hapa për shënimin e pikës kufitare me Malin e Zi.

Në një konferencë për shtyp, Ymeri propozoi që marrëveshja duhet të shikohet në themel; Kuvendi duhet të krijojë një komision mbipartiak dhe një komision hetimor të marrëveshjes së 26 gushtit të vitit të kaluar; kryeministri i Kosovës përmes një letre zyrtare duhet të kërkojë nga homologu malazez rinegociim për demarkacionin; kryeminstri të bëjë një letër zyrtare për Bashkimin Evropian që demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin e vizave, si dhe të organizohet një konferencë shkencore në Kosovë për demarkacionin.

Ai tha se qëndrimi i opozitës për demarkacionin është i njëjtë, pasi marrëveshja mbetet e njëjtë.

Kreu i VV-së nënvizoi se “Komisioni Shtetëror ka tejkaluar mandatin e tij duke shënuar kufirin me Malin e Zi”.

Sipas tij, kjo vijë e re përbën kufirin e ri dhe si i tillë shënon cenim të integritetit territorial.



Lajme të ngjashme