Greqi - Rrëzohet një helikopter ushtarak Apache

Një helikopter ushtarak i tipit “Apache” pjesë e Forcave Ajrore të Greqisë është rrëzuar gjatë stërvitjes në afërsi të Selanikut, raporton agjencia e lajmeve AA.

573638
Greqi - Rrëzohet një helikopter ushtarak Apache

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Athina-Maqedonia”, njoftohet se dy pilotët që ishin në helikopter janë dërguar në spital dhe se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Bëhet e ditur se ende nuk është identifikuar shkaku i incidentit dhe se hetimet janë duke vazhduar.



Lajme të ngjashme