Serwer në Beograd: Serbia nuk ka shanse për BE nëse nuk njeh Kosovën

Eksperti ndërkombëtar i politikës, Daniel Serwer, ka deklaruar për shtypin në Beograd se Serbia nuk ka shans anëtarësimi në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën.

Serwer në Beograd: Serbia nuk ka shanse për BE nëse nuk njeh Kosovën

“Serbia duhet të kuptojë se as tani, as në të ardhmen nuk ekziston shansi për anëtarësim në BE pa pranimin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, të cilat de fakto janë të pranuara në Marrëveshjen e Brukselit, të cilën e kanë nënshkruara Beogradi dhe Prishtina”, citohet ai sot në gazetën “Blic”, e cila e prezanton ekspert botëror me ndikim i politikës.

“Shtete të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe nuk do t’i lejojë Serbisë të bëhet anëtare pa zgjidhjen e kësaj çështje”, shprehet Serwer.

“Në fund të procesit, Beogradi do të jetë nën presion të madh që të heq të gjitha pengesat për anëtarësim, përfshirë edhe njohjen e Kosovës”, përfundon eksperti për Ballkanin.

Deklaratën në gazetën e Beogradit e transmeton sot edhe media në Prishtinë duke theksuar që në titull se, “Serwer ia kujton Serbisë: Harrojeni BE-në pa e njohur Kosovën”.



Lajme të ngjashme