Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BE: 108 milionë euro për Bullgarinë për menaxhimin e migrimit

Bashkimi Evropian njoftoi se do të financojë për Bullgarinë një fond emergjent mbështetës prej 108 milionë eurosh për rritjen e sigurisë kufitare dhe menaxhimin e migrimit.

BE: 108 milionë euro për Bullgarinë për menaxhimin e migrimit

Komisioneri i BE-së për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dhimitris Avramopulos në deklaratën në lidhje me zhvillimin në fjalë tha se “Komisioni Evropian ofron mbështetje për të gjitha shtetet anëtare të BE-së në krizën e refugjatëve. Menaxhimi i kufijve të jashtëm të Bullgarisë në një mënyrë efikase ka rëndësi të madhe për BE-në”.

Ai theksoi se dje Bullgaria ka kërkuar mbështetje financiare.

Këtë fond të BE-së, Bullgaria do ta shfrytëzojë për rritjen e kapacitetit të pritjes së refugjatëve dhe aplikimeve për azil si dhe për rritjen e kontrollit dhe monitorimit kufitar.



Lajme të ngjashme