Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për targat e automjeteve

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar me arritjen e marrëveshjes për targat, e cila do të fillojë së zbatuari jo më vonë se në muajin nëntor të këtij viti...

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për targat e automjeteve

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar me arritjen e marrëveshjes për targat, e cila do të fillojë së zbatuari jo më vonë se në muajin nëntor të këtij viti.

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, deklaroi se të enjten, pas 9 orë bisedimesh, është arritur marrëveshja e reciprocitetit mbi targat e automjeteve.

Sipas saj, me këtë marrëveshje nuk do të përdoren më targat prova nga ana e Serbisë, por do të ketë vetëm një letër ngjitëse për tabelat me shtetin tjetër.

Ajo shtoi se marrëveshja hyn në fuqi kur të dyja shtetet bëjnë përgatitjet, por jo më vonë se në nëntor.

Tahiri tha se tema e asociacionit nuk është fare në rend ditë në këtë raund të dialogut.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe të premten, ku të dy delegacionet do të japin vlerësimin për rivitalizimin e Urës së Ibrit pas fillimit të punimeve.



Lajme të ngjashme