"Danas": Papa Françesku mund të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Papa Françesku mund të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin brenda vitit të ardhshëm, raportoi të mërkurën e përditshmja serbe "Danas" duke cituar burime jozyrtare diplomatike perëndimore...

"Danas": Papa Françesku mund të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Papa Françesku mund të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin brenda vitit të ardhshëm, raportoi të mërkurën e përditshmja serbe "Danas" duke cituar burime jozyrtare diplomatike perëndimore.

Sipas gazetës, burimet thanë se Papa Françesku ishte ftuar nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të bërë vizitën e parë zyrtare në Beograd dhe se ai ishte shprehur i gatshëm për ta bërë këtë.

Raportohet se Kisha Ortodokse serbe nuk është kundër ftesës.

"Danas" shkruan gjithashtu se qeveria serbe ka refuzuar të komentojë mbi këtë.

Ndërsa gazeta kosovare "Koha Ditore" citoi Presidentin e Kosovës, Hasim Taçi, të ketë thënë pas një bisede me Papën se ky i fundit kishte shprehur synimin për të vizituar Kosovën dhe për të njohur më mirë realitetin në Ballkan.



Lajme të ngjashme