Bushati: Stabiliteti i Turqisë mike, shtyllë e rëndësishme për Evropën

“Stabiliteti i Turqisë mike mbetet shtyllë e rëndësishme për mbarë kontinentin”, deklaroi kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, në Strasburg, me fokus zhvillimet e fundit në Turqi...

Bushati: Stabiliteti i Turqisë mike, shtyllë e rëndësishme për Evropën

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, deklaroi të enjten se ka marrë pjesë në takim e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, në Strasburg, me fokus zhvillimet e fundit në Turqi.

“Në takimin e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, në Strasburg, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Turqi dhe rëndësinë e bashkëpunimit të saj me Këshillin e Evropës për kapërcimin e situatës”, bëri të ditur Ditmir Bushati përmes një postimi nga llogaria zyrtare e tij në “Facebook”.

“Stabiliteti i Turqisë mike mbetet shtyllë e rëndësishme për mbarë kontinentin”, pohoi shefi i diplomacisë së Shqipërisë.



Lajme të ngjashme