Faktorët themelorë që ndikojnë në politikën e Turqisë për Ballkanin

Prej themelimit të Republikës së Turqisë e këtej rajoni i Ballkanit ka qenë një element i rëndësishëm për politikën e jashtme të saj.

Faktorët themelorë që ndikojnë në politikën e Turqisë për Ballkanin

Pasi që Ballkani shtrihet përgjatë rrugës për hapjen e Turqisë drejt Evropës, trashëgimia e përbashkët historike, gjithashtu prania e një numri të konsiderueshëm të turqve dhe komuniteteve tjera fisnore në këtë rajon, janë arsye të natyrshme për interesimin e Turqisë ndaj këtij rajoni. Ndërkaq viteve të fundit vërehet edhe rritja e interesimit të biznesmenëve turq ndaj këtij rajoni.

Janë 5 faktorë themelor për praninë e Turqisë në rajon dhe ato janë faktori historik, gjeografik, njerëzor, ekonomik dhe faktori i solidaritetit. Faktori historik është përvoja e përbashkët historike dhe kulturore e Turqisë me vendet e Ballkanit. Kjo përvojë më vete bën që Turqia të zhvilloj marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit. Politikëbërësit turq synojnë vazhdimin e marrëdhënieve të mira duke e marr në konsideratë faktorin historik dhe duke u bazuar në respekt reciprok.

Nëse vlerësohet nga aspekti i faktorit gjeografik është e qartë se rajoni i Ballkanit është një urë për hapjen e Turqisë në Evropë. Për këtë arsye të gjitha zhvillimet në rajon mund të kenë ndikime politike, ekonomike dhe kulturore ndaj Turqisë. Si përfundim interesat themelore për Turqinë është ulja e tensionimit dhe vendosja e një paqeje të qëndrueshme në rajon.

Faktori i njeriut në politikën e Ballkanit për Turqinë ka të bëjë me turqit që jetojnë në rajon dhe që janë të lidhur me shtetasit e Turqisë dhe komunitetet fisnore. Sipas të dhënave zyrtare aktuale në rajonin e Ballkanit jetojnë rreth 1 milionë e 100 mijë turq. Përveç turqve në Ballkan jetojnë edhe një numër i konsiderueshëm i komuniteteve tjera myslimane të cilat ndajnë historinë, kulturën dhe fatin e njëjtë me turqit. Sipas të dhënave zyrtare në ditët e sotme numri i përgjithshëm i myslimanëve në Ballkan është mbi 8 milionë. Turqia dëshiron që turqit dhe komunitetet fisnore të jetojnë në vendet e tyre si qytetarë të respektuar me të drejta të barabarta.

Faktori ekonomik është relativisht një faktori i ri i pranisë së Turqisë në Ballkan. Edhe pse tregtia e jashtme e Turqisë me vendet e Ballkanit mes viteve 2000-2014 vazhdon të rritet, pjesa e vendeve të rajonit në tregtinë e jashtme turke mbetet ende në nivel të ulët. Pjesa e 10 vendeve të Ballkanit në eksportin e përgjithshëm të Turqisë në vitin 2015  ka qenë 6,7%, ndërsa në import është 4,1%. Vlera kumulative e investimeve të drejtpërdrejta të Turqisë në vendet e Ballkanit në fund të vitit 2015 ka qenë rreth 5 miliardë dollarë. Ndërkaq vlera e përgjithshme e projekteve të sipërmarrësve turq në vendet e Ballkanit gjatë periudhës 1994-2014 i tejkaloi 10 miliardë dollarë. Në marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit ekziston një potencial i rëndësishëm i zhvillimit.

Turqia, përveç luhatjeve të herëpashershme që jetohen përballë problemeve turko-greke, ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit. Ndërkaq marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian në të ardhmen e bënë këtë rajon më të rëndësishëm nga aspekti i Turqisë. Thënë ndryshme solidariteti me vendet e Ballkanit është i rëndësishëm edhe nga aspekti i marrëdhënieve të Turqisë me Bashkimin Evropian.

Autoritetet turke me çdo rast deklarojnë se Turqia dëshiron të zhvillojnë marrëdhënie të afërta me vendet e Ballkanit dhe të kontribuoj në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Politikëbërësit turq të politikës së jashtme synojnë të zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe me vendet e Ballkanit, gjithashtu i kushtojnë rëndësi bashkëpunimit rajonal, ndërkaq marrin përsipër edhe rolin e ndërmjetësuesit për zgjidhjen e problemeve aktuale në Ballkan. Ndërkaq prej vitit 2009 e këtej roli i Turqisë në rajon filloi të ndjehet më fuqishëm, posaçërisht në Ballkanin Perëndimor. Kështu që qeveria turke bën përpjekje për ti avancuar edhe më shumë marrëdhëniet me vendet e mbetura jashtë Ballkanit Perëndimor si Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Vizitat reciproke në nivel të lartë me vendet e Ballkanit, të cilat u intensifikuan viteve të fundit, nuk janë të rëndësishme vetëm për rifreskimin e besimit të Turqisë me vendet e rajonit, por njëkohësisht janë të rëndësishme edhe për përcaktimin e fushave të reja të bashkëpunimit edhe nga aspekti i zhvillimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.

Autor: Dr. Erhan Turbedar



Lajme të ngjashme