Bushati: Tjetër sulm terrorist vdekjeprurës, solidaritet me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë duke shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjet e viktimave...

556270
Bushati: Tjetër sulm terrorist vdekjeprurës, solidaritet me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë duke shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

Në një postim në "Twitter", Bushati shkruan: "Një tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në një dasëm në Turqi. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave."

Si pasojë e një sulmi terrorist mbrëmë, në një dasme në lagjen Beybahçe të komunës Şahinbey në Gaziantep të Turqisë, kanë humbur jetën 50 persona dhe janë plagosur 74 të tjerë.



Lajme të ngjashme