Turqia i dërgoi Greqisë dosjen për ekstradimin e 8 puçistëve

Vazhdojnë procedurat në lidhje me ekstradimin e 8 puçistëve që ishin arratisur në qytetin Aleksandropojë të Greqisë pas dështimit të tentativës tradhtare të Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) natën e 15 korrikut.

Turqia i dërgoi Greqisë dosjen për ekstradimin e 8 puçistëve

Turqia u ka përcjellë zyrtarisht autoriteteve greke kërkesën për ekstradimin e puçistëve, mbi të cilët rëndojnë 4 akuza të ndryshme.

Autoritet greke njoftojnë se kërkesa i është dërguar për shqyrtim prokurorisë së Aleksandropojës.

Ndërkohë sot ka filluar në Greqi edhe procesi lidhur me vlerësimin e kërkesave për azil politik të ushtarakëve që akuzohen për pjesëmarrje në tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik në Turqi.

Në fillim u mor në pyetje piloti i shtabit kapiteni Feridun Çoban. Planifikohet që procesi i marrjes në pyetje të puçistëve turq të zgjasë deri në fund të muajit.

Gjykata e Aleksandropojës për ushtarakët puçistë kishte vendosur masën e sigurisë me 2 muaj paraburgim për hyrje pa leje në Greqi.

Më pas puçistët u transferuan në një burg të Athinës për arsye sigurie dhe do të qëndrojnë në burg deri në marrjen e një vendimi mbi kërkesat e tyre për azil.



Lajme të ngjashme