Nishani angazhohet në hetimin e vdekjes së shtetasit shqiptar në një burg të Greqisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të thërrasë në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë për t’u informuar për ngjarjen në një burg grek, ku ka humbur jetën qytetari shqiptar, Pëllumb Marnikolli.

Nishani angazhohet në hetimin e vdekjes së shtetasit shqiptar në një burg të Greqisë

Në këtë kuadër, përfaqësuesi i Kabinetit të Presidentit të Republikës ka kontaktuar dhe marrë takim me familjarë të të ndjerit, ku ka përcjellë ngushëllimet më të ndjera të kreut të shtetit për humbjen e jetës së të dashurit të tyre, raporton agjencia "ATSH".

Në këtë takim, familjarët e të ndjerit kanë informuar mbi dijeninë e tyre rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në një komisariat të policisë në Athinë dhe kanë kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi i Kabinetit shprehu angazhimin institucional të Kreut të Shtetit shqiptar për të ndjekur me seriozitet dhe në vijimësi hetimin e kësaj çështje pranë autoriteteve përkatëse.

Presidenti i Republikës do të thërrasë në takim pune Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë për t’u informuar rreth hapave të ndërmarrë dhe për ndjekjen deri në zbardhjen e të vërtetës me transparencë për këtë ngjarje.



Lajme të ngjashme