Kosovë – Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron protestë më 1 shtator

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se më 1 shtator do të organizojë protestë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi...

554749
Kosovë – Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron protestë më 1 shtator

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka bërë të ditur se më 1 shtator do të organizojë protestë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, tha sot në një konferencë për shtyp se “qeveria nënshkroi marrëveshje për demarkacionin edhe përkundër rezolutës së kërkuar në Kuvend nga opozita”.

“Edhe pse kundër kësaj marrëveshje janë regjistruar mbi 200 mijë nënshkrime, janë mbajtur protesta dhe forma të tjera të kundërshtimeve, ky regjim i korruptuar po paraqitet i vendosur në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Prandaj do të përballet me vendosmërinë edhe më të madhe të qytetarëve. Sot shpallim organizimin e protestës gjithëpopullore më 1 shtator”, tha Ymeri.



Lajme të ngjashme