Serbi – Qeveria e re merr miratimin e Parlamentit

Me 163 vota pro, 62 kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti serb miratoi dje qeverinë e re të Kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Në votim munguan 24 deputetë...

550495
Serbi – Qeveria e re merr miratimin e Parlamentit

Me 163 vota pro, 62 kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti serb miratoi dje qeverinë e re të Kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Në votim munguan 24 deputetë.

Kabineti i ri qeveritar ka 16 ministri dhe tre ministra pa portofol.

Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re serbe:

– Kryeministër Aleksandar Vuçiç

– Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç

– Zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç

– Zëvendëskryeministre dhe ministre e Transportit, Zorana Mihajloviç

– Zëvendëskryeministër dhe ministër i Turizmit, Rasim Ljajiç

– Ministër i Financave, Dushan Vujoviç

– Ministër i Ekonomisë, Goran Knjezheviç

– Ministër i Bujqësisë, Branislav Nedimoviç

– Ministër i Energjetikës, Aleksandar Antiç

– Ministre e Drejtësisë, Nela Kuburoviç

– Ministre e Administratës Publike, Ana Bërnabiç

– Ministër i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç

– Ministër i Arsimit, Mladen Sarçeviç

– Ministër i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar

– Ministër i Punës, Aleksandar Vulin

– Ministër i Sporteve, Vanja Udoviçiç

– Ministër i Kulturës, Vladan Vukosavljeviç

– Ministra pa portofol, Jadranka Joksimoviç, Sllavica Gjukiç-Dejanoviç dhe Milan Kërkobabiç.



Lajme të ngjashme