Vuçiç: Qeveria jonë nuk e njeh dhe nuk do ta njohë Kosovën

Zgjidhja e vetme e menjëhershme për Kosovën, që do ta priste nyjen gordiane, do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës nga qeveria e Serbisë, por kjo qeveri nuk mund dhe nuk do ta bëjë këtë, deklaroi ditën e mërkurë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

549468
Vuçiç: Qeveria jonë nuk e njeh dhe nuk do ta njohë Kosovën

"Ne në Serbi shpesh mashtrojmë njëri-tjetrin kur themi se Kosova është fjala më e shtrenjtë për ne, ndërkohë që njerëzit dinë shumë pak për Kosovën”, iu përgjigj Vuçiç liderit të Partisë Liberaldemokrate serbe, Cedomir Jovanoviç gjatë një seance debati parlamentare  për qeverinë e re serbe.

'Qeveria ka bërë një punë të vështirë dhe domethënëse me Marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinë, nën patronazhin e Brukselit”, theksoi Vuçiç.



Lajme të ngjashme